Të premtën protestohet në Tetovë për spitalin modular, familjarët e viktimave kërkojnë aktakuzë të re

Të premten me fillim nga ora 14:00, duke nisur nga ambienti ku ka qenë spitali i djegur modular, do të organizohet protestë nga familjarët e viktimave të tragjedisë në Tetovë.

Familjarët thonë se protesta organizohet pa prapavijë politike.

“Ne e kemi ditur se nuk janë vetëm këta 3 persona të përfshirë në spitalin modular, unë gjithmonë e kam cekur se këtu është një zinxhir i madh i kësaj fatkeqësie, por gjithmonë ka heshtur politika e Maqedonisë”, tha mes tjerash një familjarë.

Kjo Protestë vjen pas hulumtimit të IRL-së ku u hodhën dyshime për shumë parregullsi si me ndërtimin, tenderimin dhe funksionimin e spitalit modular. Ndryshe më 5 qershor 2023 përfundoi procesi gjyqësor për veprat penale që lidhen me zjarrin në spitalin modular në Tetovë. Me kusht u dënuan Drejtorët Florin Besimi dhe Artan Etemi, kurse nga akuza u lirua mjeku Boban Vuçevski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu