MPPS: Vijon pagesa e të drejtave nga mbrojtja sociale dhe e fëmijëve

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informoi se sot ka filluar pagesa e të drejtave nga mbrojtja sociale, e fëmijëve dhe civile për muajin gusht 2023.

“Përfituesit e të drejtave që posedojnë kartela debitore do të mund të tërheqin të holla në bankomatet e bankave, t’i shfrytëzojnë mjetet për pagesa jo të gatshme në rrjetin e shitjes ose përmes sistemit bankar elektronik dhe celular, duke filluar nga sot, kumtoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Nga MPPS-ja kujtojnë se në mënyrë që të shmangen turmat përpara bankave gjatë pagesës së të drejtave, për përdoruesit që nuk përdorin karta, pagesa do të kryhet në 2 grupe në filialet dhe ekspoziturat e bankave, sipas orarit të përcaktuar në rend alfabetik, respektivisht sipas shkronjës së parë të mbiemrit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu