Veles, protesta për paralele në gjuhën shqipe, njëherë i pranuan në gjimnaz e pastaj u kërkuan të largohen

Njëherë ju thanë se janë pranuar si nxënës në gjimnazin “Koço Racin” në Veles e pikërisht në ditën kur duhej të nisnin me mësimin, drejtoria e shkollës i largoi. Kështu deklarojnë 16 nxënësit shqiptarët të Velesit të cilët thonë se dje udhëheqësia e shkollës dhe disa arsimtarë i kanë detyruar nën presion që të nënshkruajnë një dokument ku pohojnë se me dëshirën e tyre tërhiqen nga gjimnazi.

Problemi u krijua në momentin kur nxënësve iu ishte premtuar se janë pranuar në paralelen shtesë në gjuhën shqipe edhe pse nuk kishin arritur 60 pikëshin e kërkuar, por më pas i larguan pikërisht me arsyetimin se nuk kanë pikët e duhura.

“Kishte diçka të shkruar, por nuk e dimë se çfarë ishte. Na thanë se duhet të nënshkruajmë këtu dhe krejt kemi nënshkruar dhe kemi dalë.

Nuk e lexuat se çfarë shkruan aty?

Jo!

Është e vërtetë se me polici ju kanë larguar nga shkolla?

Po!

“Duhet ti nënshkruani dokumentet këtu ose do tua kallim.

Kush ju thirri për ti marrë dokumentet?

Nuk e di!

Unë kërkoj të mësoj këtu, dua të më pranojnë këtu!”

Në mbështetje të fëmijëve kishin dalë edhe prindërit e tyre. Thonë se nuk do të heqin dorë nga kërkesa që fëmijët e tyre të mësojnë në këtë gjimnaz për arsye se shkollat tjera profesionale janë në gjuhën maqedonase, ndërsa të tjerat janë jashtë Velesit.

“Nuk ka arsye se përse mos t’i pranojnë. Ky është diskriminim e jo për shkak se nuk kanë mbushur pikët. Nuk duan të bëhen dy paralele në gjuhën shqipe”.

“Hasa na ë numër të madh policësh, nuk e di pse gjithë ky sigurim, nga kush është e rrezikuar kjo shkollë. Askush këtu nuk kërkon dhunë përveç se të drejtën universale për tu arsimuar atë që e kemi të garantuar me ligj dh kushtetutë. Nga ana anë kemi ligj që na detyron të shkollohemi, nga ana tjetër dyer të mbyllura që të mos kemi ku të drejtohemi”.

Fëmija do të shkojë këtu, kurse në mbrëmje e ke para syve fëmijën në shtëpi. Kontakton më fëmijën e sheh ditën se çka ndodh, çka s’ndodhi. Prandaj ne jemi duke kërkuar dhe do të shkojmë deri në fund dhe shkolla do të bëhet”- tha një prind.

Ndonëse janë paralele në gjuhën shqipe, nxënësit shqiptarë vetëm disa lëndë mësojnë në gjuhën e tyre amtare. Profesori Ilir Neziri thotë se në Veles ka edhe mungesë të kuadrove shqiptarë.

Të jesh nxënës shqiptar në këtë gjimnaz ëshët shumë e vështirë sepse nxënësit si e para diskriminohen nga ana e institucioneve që nuk ua sigurojnë ligjëruesit që u duhen. D.m.th. ligjerues në gjuhën shqipe. Kemi vetëm 4 profesorë për momentin që ligjerojnë në gjuhën shqipe dhe të tjerët janë gjithë në gjuhën maqedonase. Në gjuhën shqipe ligjërohen matematika, gjeografia, kimia dhe gjuha shqipe”– thotë Ilir Neziri, Profesor Matematike.

Sa kaq sot u takuan edhe njëherë prindërit e fëmijëve me drejtorin e shkollës dhe kryetarin e Komunës së Velesit ku ju kanë premtuar se do të pranohen të gjithë nxënësit të cilët kanë mbi 50 pikë, por prindërit insistojnë që të pranohen që të gjithë 16 nxënësit e larguar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu