Sipas burimeve të Klan Maqedoni pas mosmarrëveshjeve brenda partiake, ish deputeti Syrija Rashidi është shkarkuar nga posti drejtor gjeneral i Sh.A. MEPSO.
Lajmin Rashidi e ka marrë në Bruksel, ku ndodhet në vizitë zyrtare. Klan M kontaktoi me Rashidin për ti konfirmuar apo mohuar këto informacione por ai deri më tani nuk është prononcuar.
Fillimisht shkarkimi i Rashidit pritet të kalojë edhe në seancë qeveritare, ndërsa Klan M mëson se në vend të Rashidit pritet të emërohet Zudi Koka nga e njejta parti.