Një prej transferimeve më të bujshme gjatë afatit kalimtar veror ishte ai i brazilianit Neymar.
Ish-futbollisti i Barcelonës dhe PSG-së, u transferua te skuadra arabe, Al Hilal, shkruan IndeksOnline.
Neymar të premten bëri debutimin me skuadrën arabe, në fitoren 6-1 kundër Ak Riyadh.
Ai u inkuadrua në minutën e 64-të, dhe kishte mundësinë që të shënonte golin e parë me fanellën e Al Hilal, por që nuk u lejua të gjuaj penalltin nga bashkëlojtari i tij Al Dawsari.
Sulmuesi arab morri përgjegjësin dhe u tregua i sakt nga penalltia, por kjo nuk iu pëlqeu tifozëve të Al Hilalit, dhe e vërshëllyen Al Dawsarin.
Video:
هدف الهلال الرابع.. مالكوم
أسيست السااااااااااااااحر pic.twitter.com/2xOjXZHuNa
— تغطية مباريات الهلال 🎥🔥 (@mohd_media909) September 15, 2023