Flet berberi që qethi kryeministrin Rama: Pagoi lekët, por e teproi me bakshishin

Fabiani, berberi fierak që qethi Edi Ramën këtë verë, ka treguar në një emision televiziv se kryeministri i ka paguar paratë si çdo klient tjetër, por e ka tepruar me bakshishin.

“Një pagesë u bë, por me (bakshishin) e teproi pak”, u shpreh Fabiani në emisionin “Zgjohu” në MCN.

I riu tha se qethja e kryeministrit i ka shtuar punën.

Njerëzit shkojnë në sallonin e tij dhe i kërkojnë t’i qethë njëlloj si kreun e qeverisë.

“Një person diku te 65-70 vjeç më tha o çuni ti je berberi i Ramës.

Po, i thashë.

Ore do më qethësh pak si ai, më tha mua”, tregoi Fabiani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu