Këtë të shtunë, kryeministri malazez Dritan Abazoviç, ka reaguar sërish në lidhje me tunelin e bërë deri në depon e Gjykatës së Lartë.
Mediat vendase shkruajnë se Abazoviç, ka theksuar se në lidhje me këtë ngjarje nuk përjashtohet gërmimi i një tuneli nga një banesë private deri në depon e Gjykatës së Lartë në Podgoricë, pas njoftimit të FBI-së që mbërriti në Malin e Zi.
Ai thekson se fillimi i gërmimit të tunelit përkoi me periudhën pas dërgimit të kërkesës në FBI amerikane, për të ndihmuar në hetimin e vrasjes së Dushko Jovanoviçit.
“Mendoj se është dyshim që nuk duhet hedhur poshtë ashtu”, tha Abazovic.
Ai përsëriti se zbardhja e vrasjes së Dushko Jovanoviçit, do t’u përgjigjej shumë pyetjeve në lidhje me krimin e organizuar në Mal të Zi në 20 vitet e fundit.
Abazoviç po ashtu, ka deklaruar se personalisht është i gatshëm për ekzaminim poligrafik nëse ka nevojë për të.
Ai përshëndeti përpjekjet e autoriteteve hetimore për të gjetur përgjegjësit për gërmimin e tunelit.