Gashi: Pendarovski konfirmoi pohimet e tona se Ahmeti ka kërkuar të amnistohet Gruevski

Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi, ka reaguar pas deklaratës së presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski, se disa politikanë disa muaj më parë kanë kërkuar amnisti për Nikolla Gruevskin.

Gashi shkruan se Pendarovski e ka dhënë përgjigjen e pyetjes të cilën e kanë parashtruar ditë më parë.

“Në pyetjen tonë të parë publike se “A i ka lutur, deri në qiell, Ali Ahmeti disa nga ndërkombëtarët, gjatë një takimi në Shkup, që ta lejojnë amnistinë e Nikolla Gruevskit?!”, përgjigjen e dha Presidenti Stevo Pendarovski. Faleminderit President për konfirmimin e informacionit!

Pas kësaj besoj se do të përgjigjet edhe personi të cilit iu parashtrua pyetja!”, ka shkruar kryetari i Alternativës, Afrim Gashi./InfoShqip


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu