Shitet vila më e shtrenjt në Ballkan, çmimi 7.5 milionë euro dhe ja ku ndodhet?

Dy vilat më të shtrenjta në Kroaci ndodhen në Opatija të Kroacisë. Më e shtrenjta, vila Keglevich, e vendosur në qendër të Opatija, shitet për 7.5 milionë euro dhe në vend të dytë është vila tjetër afër saj, që shitet me çmim prej 5,5 milionë euro, shkruan Novi List.

Vila e madhe është aktualisht jashtë funksionit, ndërsa në katin e parë ka një restorant më të vogël me një tarracë.

Villa Keglevich, e cila u ndërtua në vitin 1891 për konteshën Angelique Keglevich, dikur ishte selia e Stacionit të Policisë në Opatija.

Nisur nga tavolina e vendosur në hyrje të oborrit, përballë hyrjes së ish komisariatit, vila historike Opatija pas investimit dhe rinovimit të plotë që vijon, ajo do të përshtatet në një hotel luksoz klasik, shkruan Novi List. Si investitor i tanishëm figuron kompania RI JIR d.o.o. nga Opatija.

Vila eshte e mirembajtur dhe mjaft e ruajtur nga jashte, ndersa nga brenda papafingo eshte rikonstruktuar per te rritur siperfaqen neto te shfrytezueshme dhe Pronari i fundit i saj ishte konti Nikolaus Peter Drashkoviq, të cilit i janë kthyer të dyja pronat në procesin e kthimit të pronës së shtetëzuar, shkruan Novi list.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu