I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor Gabriel Eskobar ka komentuar luften e korrupsionit nw Maqedonine e Veriut.
Në intervistë për radion Evropa e Lirë, Eskobar wshtw pyetur se: A është SHBA-ja e kënaqur me luftën kundër korrupsionit në Maqedoninë e Veriut?
“Epo, do të them, si fillim, që korrupsioni është problemi më i madh për Ballkanin Perëndimor. Dhe, unë mendoj se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor mund të bëjnë më shumë, përfshirë Maqedoninë e Veriut. Dhe, kjo është një nga arsyet pse ne jemi vazhdimisht pro [asaj] që vendet t’i nisin reformat që kërkon Bashkimi Evropian.
Për sa i përket informacionit specifik për ndryshimet në Kodin Penal, ajo që mund të them është se ka shumë nivele të kontrollit dhe balancave të shumëfishta, përfshirë përmes Bashkimit Evropian, që do të kërkonin që Maqedonia e Veriut të sigurohet që ligjet e saj nuk janë vetëm në përputhje me Kushtetutën e saj, por në përputhje edhe me pritjet dhe standardet evropiane”, eshte shprehur Eskobar.