Osmani maqedonasve të Shqipërisë: Gjatë regjistrimit shprehni lirisht përkatësinë tuaj etnike

U bëj thirrje maqedonasve në Shqipëri që lirisht të shprehin vullnetin e tyre dhe të konfirmojnë përkatësinë etnike, gjuhësore dhe të identitetit. Me këto fjalë, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, përmes një video fjalimi iu drejtua maqedonasve në Shqipëri ku po zhvillohet regjistrimi i popullsisë.

“Po ju drejtohem sepse dua të jeni të sigurt se ky regjistrim ju mundëson të shprehni lirisht përkatësinë tuaj etnike, gjuhësore dhe fetare. Me këtë përfitim demokratik, Shqipëria njihet në botë si shoqëri multietnike dhe multikulturore, diçka që, ashtu si këtu, përfaqëson një trashëgim të paçmuar kulturor dhe autentik. Të dashur maqedonas, duke e njohur rolin tuaj si qytetarë besnikë të Shqipërisë, ju inkurajoj të shpreheni lirisht dhe të konfirmoni përkatësinë tuaj etnike, gjuhësore, fetare dhe të identitetit në regjistrimin e ardhshëm.”-deklaroi Bujar Osmani Ministër I Jashtëm.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu