Gërvalla i reagon Borrellit: E turpshme, asnjë fjalë kundër terroristëve që vrasin policët

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla i ka reaguar Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell për deklaratën e tij lidhur me sulmin e armatosur ndaj policisë në veri të vendit, ku një pjesëtar u vra dhe një tjetër u plagos.

Gërvalla ka thënë se asnjë fjalë Borrelli nuk e ka tha në mbështetje të Policisë së Kosovës e as kundër terroristëve.

“Zoti Borrell, vërtet? Terroristët vrasin policët – dhe ju thërrisni “të gjithë aktorët”? Asnjë fjalë mbështetje për policinë? As kundër terroristëve? A i referuat edhe sulmeve terroriste në Spanjë si “armiqësore”?, ka shkruar Gërvalla në platformën “X”.

Ajo e ka quajtur këtë reagim të turpshëm duke pyetur se si “mund ta tolerojnë më këtë cinizëm anëtarët e BE-së?”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu