Vrasja e policit, Morena ‘shpërthen’ ndaj serbëve

Dita e sotme ka nisur me tensione për shtetin e Kosovës. Në një sulm me armë e municione nga persona të pa identifikuar, 1 polic mbeti i vrarë dhe 1 tjetër i plagosur.

Lidhur me ngjarjen ka patur reagime të shumta nga zyrtarë të vendit, qytëtarë e madje edhe figura publike, të cilët kanë shprehur shqetësim për situatën në vend.

Mes tyre është modelja dhe këngëtarja e njohur, Morena Taraku, e cila përmes një shkrimi të publikuar në InstaStory, ka thënë se nuk është aspak e pranueshme ajo çfarë pala serbe po bëjnë.

“Si njerëzit janë plot nxehtësi edhe pse jetojmë në një shekull ku vetëm dashuria duhet të ekzistojë. Që Serbia ende të vrasë njerëz në vendin tonë dhe të ushqejë kështu gjeneratat e reja nuk është aspak logjike. Ata erdhën në vendin tonë, vrau policin tonë me uniformën e vendit tonë, babain e dikujt. Kjo si nuk është aspak logjike, nuk mund të jetë fare njerëzore. Duhet të ndëshkohet dhe e gjithë bota duhet të ngrihet. Stop Serbisë”, shkroi Taraku.

Viktima ishte efektivi Afrim Bunjaku, polic i Rendit me gradën rreshter, ndërsa dy të plagosurit janë pjesëtarë të Policisë Kufitare. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka konsideruar sulmin një akt terrorist dhe bëri me dije se një grup serb prej 30 personash të uniformuar, të maskuar dhe të pajisur ushtarakisht me mjete të blinduara dhe armë të rënda të llojeve të ndryshme vijojnë të qëllojnë drejt policisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu