Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Michal Roth ka thënë se është kureshtar të shohë se çfarë arsyetimi do të ketë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq për sulmin në Banjskë ku u vra një polic e u plagosen tre
Sipas tij, bandat serbe me mbështetje nga Beogradi janë përgjegjëse për këtë.
“Dhuna brutale thjesht nuk mbaron kurrë. Tani ka vdekur një polic kosovar. Bandat serbe (me mbështetje të drejtpërdrejtë nga Beogradi) ndoshta janë përsëri përgjegjëse për këtë. Jam kurioz të shoh se me çfarë justifikimi vjen këtë herë presidenti Aleksandar Vuçiq”, ka shkruar ai.