Tensionet në veri, Borrell bisedë telefonike me Vuçiç dhe Kurtin

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka bërë një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç për sulmet në Zveçan, duke u bërë thirrje që sulmuesit të dorëzohen menjëherë para drejtësisë.

Kryediplomati i BE-së bëri thirrje për rivendosjen e qetësisë dhe stabilitetit.

Një pjesëtar i policisë së Kosovës është vrarë dhe 3 të tjerë janë plagosur në Zveçan si pasojë e një sulmi me armë dhe shkëmbimeve me armë zjarri që vijojnë prej mëngjesit mes forcave të policisë dhe forcave të armatosura që ndodhen në manastirin e Zveçanit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu