“Punonte nga mëngjesi në mbrëmje”, detaje nga vdekja tragjike e shqiptares në Greqi, vajza pa gjithë ngjarjen

Detaje të tjera janë zbardhur nga ngjarja tragjike në Greqi, ku një shqiptare u copëtua duke u përpjekur të pastronte një makineri mishi në një dyqan mishi në Messolonghi.

Ngjarja ndodhi në sy të vajzës së saj, kur gruaja dhe e bija, të cilët punonin së bashku në dyqane pastrimi, kanë shkuar te një kasap për të bërë punën e tyre.

Vajza e saj doli në rrugë dhe bërtiste ‘ndihmë’”, raportojnë personat që ndodheshin aty. Një kalimtar ka hyrë në dyqan dhe ka zbuluar tmerrin që kishte ndodhur. Vajza më pas filloi të bërtiste, pa mundur të besonte se çfarë kishte ndodhur para syve të saj,

Gruaja po pastronte makinën kur gabimisht iu kapën flokët, duke bërë që ajo të copëtohej. Operacioni për lirimin e saj u përfundua me shumë vështirësi, pak para mesnatës.

Gruaja prej dy vitesh jetonte në Mesolongji me dy fëmijët e saj, vajzën 18-vjeçare dhe djalin 10-vjeçar, kur erdhi nga Shqipëria, pas ndarjes me bashkëshortin. Sipas informacioneve, ajo jetonte në shtëpi edhe me nënën e saj. Sipas njerëzve që e njihnin, ajo punonte me të bijën nga mëngjesi deri në mbrëmje dhe pastronin dyqanet për të siguruar jetesën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu