Kurti: FSK, jashtë Veriut. Të premten deklaroi se NATO do kontrollonte kufirin e gjatë me Serbinë

Qeveria e Kosovës kërkon trupat KFOR në veri të Kosovës. Kryeministri Albin Kurti në një konferencë sqaroi se Forca e Sigurisë së Kosovës nuk do të shkojë në katër komunat e veriut që banohet nga shumica serbe, edhe për këtë arsye ai kërkon që kjo mungesë të mbulohet nga forcat e NATO-s.

“Ky vakum që është atje duhet të mbushet dhe për këtë jemi duke shtuar bashkëpunimin me partnerët dhe aleatët ndërkombëtarë e ata praninë e NATO-s, KFOR-it, atje. Për këtë akt të agresionit të Republikës sonë, Serbia duhet të ndëshkohet ndërkombëtarisht sepse sa herë që ajo nuk është ndëshkuar për krimet e saj, i ka përsëritur ato dhe kjo nuk duhet lejuar”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se KFOR-i nuk është një fuqi ndarëse e territorit të Kosovës, por sipas tij, është një garanci shumë e madhe në çdo rast kërcënimi.

Nderkohe NATOgjatë të premtes vendosi të dërgojë më shumë trupa paqeruajtëse në veri të kosovës. E para ishte Britania e Madhe e cila ofroi mbështetjen e saj duke transferuar komandon e një batalioni të ushtrisë së saj në NATO.


1 Koment

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu