Zjarri në dasmën në Irak, flet çifti: Jemi të mpirë, njerëzit filluan të ulërinin, kapa gruan time dhe fillova ta tërhiqja zvarrë

Një nuse dhe dhëndër, festimi i dasmës së të cilëve përfundoi në katastrofë pas rënies së një zjarri që vrau më shumë se 114 të ftuarit e tyre, kanë thënë për Sky News se janë “të vdekur brenda” pas tragjedisë.

Revan, 27, dhe nusja, Haneen, 18-vjeç, i mbijetuan zjarrit, i cili filloi brenda një sallë të mbushur plot me dasmorë në Qaraqosh, në provincën Nineveh të Irakut verior.

Të paktën 150 të tjerë u plagosën gjithashtu.

Revan tha se ai humbi 15 anëtarë të familjes së tij në zjarr, duke shtuar se nusja e tij “nuk mund të flasë” pas humbjes së 10 të afërmve të saj, përfshirë nënën dhe vëllain e saj.

Në gjendje kritike është edhe babai i saj.

“Është e vërtetë që ne jemi ulur këtu përballë jush të gjallë. Por brenda ne kemi vdekur. Jemi të mpirë. Ne jemi të vdekur brenda”, tha ai.

Dasma e së martës mbrëma mësohet të ketë pasur rreth 900 të ftuar, ndërsa zjarri ka nisur rreth orës 22:45.

Videoja e shpërndarë menjëherë pas tragjedisë tregon çiftin duke kërcyer, ndërsa pjesët e djegura të materialit binin nga çatia.

Ishte gjatë kërcimit, tha ai, ndodhi një ndërprerje e energjisë – dhe kur u kthye rryma ai “pa zjarr” në tavan.

Pikërisht atëherë njerëzit filluan të “ulërinin” dhe të “iknin”.

Ai vazhdoi të përshkruante ndihmën që i dha gruas së tij, e cila nuk mund të ecte për shkak të fustanit të saj të nusërisë.

“Unë e kapa gruan time dhe fillova ta tërhiqja zvarrë. Vazhdova ta tërhiqja zvarrë dhe të përpiqesha ta nxirrja nga hyrja e kuzhinës. Ndërsa njerëzit po iknin, njerëzit po e shkelnin. Këmbët e saj janë të plagosura”.

Revan tha se kishte vetëm një zjarrfikës, i cili “nuk funksionoi”.

Duke përshkruar se si rrodhën ngjarjet, ai tha se dy fishekzjarre të vogla u ndezën ndërsa ata filluan të kërcejnë, pasuar nga katër të tjerë disa minuta më vonë.

Ai tha se babai i tij kishte bërë pyetje në lidhje me rrezikun e fishekzjarrëve të tilla që të shkaktonin shkëndija dhe mund të digjinin ‘fustanin e nuses’, por pronarët e sallës i kishin thënë se fishekzjarrët ishin elektrike, kështu që “mund të vendosni dorën tuaj”, apo edhe plastike [mbi të] dhe nuk do të digjet”.

Fatkeqësia do të thotë se ata nuk mund të qëndrojnë më në vendlindjen e tyre.

“Kjo është, ne nuk mund të jetojmë më këtu. Nuk mund të jetojmë më këtu.

Domethënë sa herë që përpiqemi të kemi pak lumturi, na ndodh diçka tragjike dhe na e shkatërron lumturinë. Pra, është më mirë që ne të largohemi”, tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu