Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka reaguar për sulmin terrorist në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në Ankara pak para nisjes së sesionit të ri parlamentar.
Erdogan tha se terroristët nuk do t’i arrijnë kurrë qëllimet e tyre në Turqi.
“Akti i sotëm terrorist në Ankara, në të cilin dy kriminelë u neutralizuan falë ndërhyrjes në kohë të policisë, është valëvitja e fundit e terrorizmit. Terroristët që përpiqen të shkatërrojnë paqen dhe sigurinë e qytetarëve nuk do të kenë kurrë sukses”, tha Erdogan.
Kreu i shtetit turk shtoi se; barra e futjes së moralit te grupet terroriste me kalkulime politike do të jetë shumë e rëndë.
Këto deklarata ai bëri gjatë një adresimi në parlamentin turk, pas sulmit në Ministrinë e Brendshme ku mbetën të plagosur dy policë.