Hoxha: Është arrestuar një person në Jarinje, ekziston lidhja e mundshme me 24 shtatorin

Drejtori i policisë, Gazmend Hoxha përmes një konference për media ka bërë të ditur se sot është arrestuar një person në Jarinje.

Hoxha bëri të ditur se është bastisur prona e tij dhe është gjetur një sasi e municionit si dhe shtoi se ekziston lidhja e mundshme me 24 shtatorin.

Ka ndodhë një arrestim sot në Jarinje, poashtu policia ka kryer bastistje në pronën e tij dhe është gjetur një armë dhe një sasi e municionit. Besoj se i njëjti do të shkojë në paraburgim për 48 orë dhe pastaj do të vazhdojë të trajtohet, ekziston lidhja e mundshme me datën 24”, u shpreh ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu