Tragjedia në Venecia: Momenti kur autobusi bie nga ura (VIDEO)

Është publikuar video e momentit kur autobusi në Venecia bie nga ura në zonën e Mestres, duke vrarë 21 persona.

Kryetari i bashkisë së Venecias, Luigi Brugnaro, flet për një tragjedi të patregueshme pak orë pas aksidentit rrugor, kur autobusi me dhjetëra persona ra nga një urë pasditen e djeshme, ku humbën jetën 21 persona dhe 20 të tjerë u plagosën, nga të cilët pesë po shërohen.

Nuk dihet ende pse autobusi ra nga ura.

Sipas informacioneve të transmetuara nga mediat italiane, drejtuesi i autobusit mund të jetë ndier keq në mënyrë të papritur duke humbur kontrollin e mjetit, por ekziston edhe mundësia që ta ketë zënë gjumi në timon.

Megjithatë, kamerat e sigurisë do të hedhin dritë mbi shkaqet e tragjedisë, siç theksojnë mediat italiane.

Disa shoferë që ishin pas autobusit thanë se ndërsa po e shihnin atë duke lëvizur normalisht në rrugë, papritmas pa asnjë arsye filloi të devijonte në korsinë e djathtë të rrugës dhe më pas ra nga ura.

Por ka edhe disa njoftime të pakonfirmuara, sipas të cilave autobusi ka marrë flakë teksa ishte në lëvizje dhe se shoferi nuk ka mundur ta ndalojë pasi ka ngecur mes makinave. Në tentativë për t’u shamngur nga makinat përballë, shoferi humbi kontrollin e autobusit dhe u rrëzua nga ura. Por ky lajm nuk konfirmohet.

Megjithatë, informacionet e fundit sugjerojnë (siç shihet nga pamjet e kamerës në urë) se autobusi u përpoq të ndalonte pasi dritat e kuqe në pjesën e pasme të tij duket se ishin ndezur. Më pas autobusi është nisur drejt parmakut, e ka thyer atë dhe ka rënë nga ura.

Ky është aksidenti më i rëndë trafiku në historinë e Venecias, siç shkruan shtypi italian. Mes të vdekurve ka shumë turistë të huaj, ndërsa jeta e një vajze katërvjeçare është në rrezik.

“Autobusi ra nga një urë në Mestre, Venecia,” tha shefi i transportit të qytetit të Venecias, Renato Borazo për televizionin publik italian RAI. Sipas pasaportave të marra nga autoritetet italiane, në autobusin fatal ndodheshin turistë ukrainas, gjermanë, kroatë dhe francezë. Autobusi po kthehej nga kampingu Hu – dikur Jolly – në Marghera.

Sipas disa mediave italiane, refugjatë ukrainas që po qëndronin përkohësisht në kampingun e Marghera-s ishin në mesin e pasagjerëve, pasi në rrënojat e automjetit u gjetën pasaporta ukrainase. Një zëdhënës i autoriteteve të Venecias tha se shoferi i autobusit ishte 40-vjeçari Alberto Rizzotto.

Për t’u siguruar që nuk kishte më viktima, ajo që kishte mbetur nga autobusi u ngrit me një vinç.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu