Gjykata e Lartë në Beograd ka liruar nga mbajtja të mërkurën ish- nënkryetarin e Listës serbe dhe organizatorin e sulmit terrorist në veri të Kosovës, Millan Radoiçiq.
Radoiçiq është liruar një ditë pas marrjes në pyetje, ndërsa gjyqtari procedurës paraprake e ka refuzuar propozimin e Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd për caktimin e masës së paraburgimit për Radoiçiqin, pas intervistimit.
Prokuroria e ka kërkuar paraburgimin me arsyetimin e rrezikut të arratisjes.
Terroristi Milan Radojiçiq kishte pranuar se ka marrë pjesë në sulmin terrorist të së dielës kundër Policisë së Kosovës dhe se ka kryer të gjitha përgatitjet logjistike, ka thënë avokati i tij Goran Petronijeviq, i cili sot lexoi letrën.
Përmes përfaqësuesit të tij, Radoiçiq ka thënë se së bashku me “bashkatdhetarët e tij në veri të Kosovës, ka ardhur në veri të Kosovës më 24 shtator në zonën e fshatit Banjskë”.
“Arsyeja e kthimit tonë ishte inkurajimi i popullit serb që t’i rezistojë terrorit të regjimit të Kurtit. Për të mbrojtur popullin tonë që çdo ditë i nënshtrohej atij terrori dhe për të realizuar ëndrrën për lirinë e popullit tim në veri të Kosovës”, kishte deklaruar ai.
Në anën tjetër, analisti Muhamet Kelmendi, ka kërkuar që Kosova të forcojë organet për mbrojtjen e rendit juridiko- kushtetues të Republikës.
Sipas tij, lirimi i Radojçiqit është akt që tregon se shteti serb është përgjegjës për sulmin terrorist.
“Kosova kërkohet të forcojë organet për mbrojtjen e rendi juridiko-kushtetues të Republikës! Lëshimi i kriminelit terrorist Milan Radociqit nga gjoja paraburgimi në Serbisë është akt që tregon se shteti serb, ai dhe kryesisht A.Vuçiq, është organizatori, udhëheqësi dhe ideatori i agresionit terrorist në Banjskë tç Zveçanit. Veprimi i tillë është i qartë dhe shumë i pritshëm i shtetit serb. Serbia nuk ka hequr dore nga ripushtimi jo vetëm nga veriut i Kosovës, por nga tërë Kosova. Serbia e konsideron Kosovën në vend serb dhe çdo aksion e organizon. Për Serbinë është akti terrorist i bërë në Kosovë akt shtetëror dhe i lejuar dhe përgjegjës e konsideron vetëm veten e vet si shtet”, pohon Kelmendi.
Ai përmend fakte që grupi terrorist serb ka vepruar nën komandën e kompentetëve serbë.
“Faktet që flasin se grupi diverzivo-terrorist serb ka vepruar nën komandën e kompetenteve nga BIA, nga ushtria serbe dhe nga vetë Vuçiqi janë të shumtë: 1. Vlerësimi i aktit të Milan Radociqit si akt historik në Serbi. 2. Krahasimi i kriminelit serb dhe terrorist Milan Radojçiq me heroin kombëtar të Kosovës, Adem Jasharin, si mënyre e glorifikimit të terroristëve serbo-mëdhenj. 3. Vlerësimi i tre të rënëve terroristë në ndeshjen e bërë më 24 shtator, në Banjskë, me forcat e policisë së Kosovës, në hero të shtetit dhe të kombit serb. 4. Shpallja e ditës së zisë në Serbi dhe të tri ditëve të zisë në Kosovë nga ana shtetit serb dhe të Listës serbe. 5. Mos kthimi i terroristëve në Kosovë, në vendin e krimit dhe të terrorit. 6. Vërja në lëvizje drejt Kosovës ushtrinë serbe, duke synuar frikësimin e Kosovës, me pretendim të pushtimit. 7. Përcaktimi juridiko-kushtetues i Kosovës në territor të shtetit serb. Faktet e tilla tregojnë se Serbia nuk do paqe me shtetin e Kosovës. Për këtë shtet është Kosova territor serb dhe çdo aksion, pavarësisht natyrës, është i kapshëm. Me rëndësi është për shtetin serb ripushtimi i Kosovës. Për të realizuar këtë priten edhe aksione diverzive e terroriste tjera ndaj Kosovës”, thekson analisti.
Ai parashikon akte tjera me karakter terrorist, gjersa shton se Kosova duhet të përgatitet për çdo lloj aventure të Serbisë.
“Pas këtij akti do të pasojnë aktet tjera diverzive me karakter terrorist ndaj Republikës së Kosovës. Beogradi nuk do të ndalet kurrë. Në konferencën për shtyp të terroristit Vuçiq, në Beograd, u tha: “Serbia nuk do ta njeh kurrë shtetin e Kosovës. Për ne është Kosova dhe ” Metohija” territor historik dhe kushtetues i Serbisë”. Qartë. Kjo thënie e kriminelit terrorist Vuçiq është në vijën e terroristëve që u futen në Kosovë. Natyrisht se UE, qendrat vendëse dhe SHBA kërkohet të veprojnë kundër këtij shteti terrorist. Këto subjekte nuk duhet të lejojnë këtë shtet në aventura terroriste kundër Kosovës. Mirëpo kio tregon se Republika e Kosovës kërkohet në çdo kohë të jetë aktive dhe e përgatitur për çfarëdo lloj të aventurave terroriste të Serbisë. Kosovës i duhen organet policore, FSK dhe shumë shërbime tjera për të mbrojtur rendin dhe sistemin politiko-kushtetues. Raportet me shtetin serb kurrë nuk do të rregullohen, sa herë që Serbia ka pretendime territoriale dhe mban pjesë dhe territore të kombit shqiptar të pushtuara. Kjo është në logjikën dialektive të zhvillimit shoqëror”, shton Kelmendi.