Krerët e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut janë deklaruar kanë bërë thirrje që të gjithë ti bashkohen “Frontit për Europë” me qëllim që vendi të ecë pa pangesa në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Europian (BE), informon Politiko.mk
“Konsideroj se të gjithë duhet të mblidhemi në një front europian për të marrë vendimet që nevojiten për hyrjen e vendit në BE”, ka deklaruar kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Në anën tjetër, zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi i pyetur për koalicionet e mundshme për zgjedhjet parlamentare, edhe pse ende ka kohë deri në zgjedhjet e rregullta parlamentare, Grubi tha se ka ende kohë deri në zgjedhjet parlamentare, dhe deri atëherë do të gjykojmë se çfarë është më e mira për vendin, por u shprehë i bindur për një fitore absolute.
“Jo thjesht një fitore, do të jetë një fitore të madhe BDI-së dhe Frontit për Europë në zgjedhjet e ardhshme”, nënvizoi Grubi, duke potencuar se në kongresin e fundit të BDI-së, është miratuar Rezoluta e cila përmban vija të kuqe për koalicion me partitë që nuk e njohin Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, Marrëveshjen e Prespës dhe Marrëveshjen e fqinjësisë së mirë me Bullgarinë.
Zëvendëskryeministri i parë Grubi ka folur edhe për raportet Brenda koalicionit qeveritar, të cilat i ka cilësuar sit ë shkëlqyeshme.
“Nuk është e vërtetë që BDI i ka të gjitha frenat në qeveri. Është e vërtetë që kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, LSDM-në dhe partnerët e tjerë të koalicionit. Z. Kovaçevski është njeriu nuk ka absolutisht asnjë paragjykim”, tha zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive – Artan Grubi në intervistë për TV Kanal5, i pyetur për superioritetin e BDI-së ndaj partnerëve tjerë të koalicionit qeveritar.
Grubi në intervistën e mbrëmshme për “Kanal5” ka thënë se edhe deputetët e VMRO-DPMNE-së mund të votojnë për amendamentet kushtetuese. Ai kujtoi se në të kaluarën partia thoshte një gjë, por më pas doli ndryshe.