Sulmi i Hamasit në Izrael, Ambasada e Kosovës në Jerusalem del me njoftim

Ambasada e Kosovës në Izrael, ka publikuar numrin emergjent për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës që aktualisht janë në Shtetin e Izraelit.

Izraeli është zgjuar mëngjesin e sotëm nën sulmin masiv të Hamasit. Së paku 22 persona raportohet të kenë vdekur deri më tani nga ky sulm dhe mbi 500 të plagosur.

“Të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës në Shtetin e Izraelit i udhëzojmë që të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale izraelite dhe të kontaktojnë për çdo rast me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Jerusalem në numrin e kontaktit: +9720586340450”, ka njoftuar ambasada e Kosovës në Izrael.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu