Deputeti ukrainas vjen me thirrje të fuqishme pas sulmit terrorist serb në veri: Të vëzhgohet Vuçiqi, kështu të veprojnë ndërkombëtarët

Kosova u trondit në mëngjesin e hershëm të 24 shtatorit, pas një sulmi të një grupi terrorist serbë të kryesuar nga kryekrimineli Milan Radoiçiq.

Ky agresion terrorist u cilësua si ngjarja më e rëndë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës dhe ka nxitur shqetësime për qëndrueshmërinë në rajon.

Dëshmitë treguan se shteti serb ishte direkt i përfshirë në këtë sulm, mirëpo pavarësisht kësaj, nuk ishte e mjaftueshme që ndërkombëtarët të vendosin masa ndëshkuese ndaj shtetit serb.

E për këtë çështje në një prononcim për gazetën “Bota sot” foli deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko.

Ai tha se ky akt terrorist është shumë shqetësuese, derisa kërkoi që të vëzhgohen me kujdes verpimet e Vuçiqit.

“Sulmi i fundit terrorist në Kosovë është thellësisht shqetësues. Serbia duhet të jetë transparente në përgjigjen e saj dhe veprimet e Aleksandër Vuçiqit janë të vëzhguara nga afër”, deklaroi deputeti ukrainas.

Sipas tij, sanksionet ndaj Serbisë janë të domosdoshmë, pasi në këtë mënyrë do sigurohej stabilitet.

Derisa, shprehi solidaritet me popullin tonë në këtë kohë të vështirë.

Në dritën e situatës, ndërhyrja ndërkombëtare, përfshirë sanksionet, është me të vërtetë e nevojshme për të siguruar llogaridhënie dhe stabilitet. Ne qëndrojmë në solidaritet me popullin e Kosovës në këtë kohë të vështirë”, përfundoi Oleksiy Goncharenko për “Bota sot”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu