Zëdhënësi i AAK-së kritikon Kurtin: Asnjë fjalë në përkrahje të Izraelit në Facebook në shqip, për një grusht vota

Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili ka thënë se kryeministri Kurti ka reaguar vetëm në Twitter lidhur me sulmet terroriste në Izrael, ndërsa as edhe një fjalë në Facebook aty ku e ka shumicën e ndjekësve.

Xhemaili ka thënë se kryeministri Kurti duhet ta ketë të qartë se edhe detajet përcillen nga qytetarët.

Edhe këtë herë Albin Kurti shitet si mik i partnerëve tanë strategjikë vetëm në Twitter (X), përderisa vazhdon të flirtojë me fundamentalistët islamikë duke mos e thënë as edhe një fjalë në përkrahje të Izraelit në Facebook në gjuhën shqipe, aty ku i ka shumicën e ndjekësve. Mos mendo Kryeminister që këto detaje nuk përcillen nga miqtë tanë. Je Kryeministër i një shteti sekular me harmoni fetare. Ka gjëra edhe më të rëndësishme se sa nje grusht vota të kalbura të disa antisemitëve tu. Turp!

Qëndrojmë me Izraelin!”, është shprehur Xhemaili.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu