Messi drejt rikthimit te Barcelona

Lionel Messi mund të rikthehet te Barcelona në formë huazimi nga Inter Miami, sipas raportimeve të fundit.

Argjentinasi u rikthye nga lëndimi, por as kjo nuk i mjaftoi skuadrës nga Miami që të mbajë gjallë shpresat për një vend në “Play-Off” për këtë sezon.

Inter Miami pësoi humbje ndaj Cincinnati me rezultatin 0:1 dhe mbeti zyrtarisht jashtë fazës së “Play-Offit” në MLS.

Në fillim të kësaj jave, “SPORT” raportoi se klubi amerikan mund të lejojë që Messi të kthehet në Barcelonë në janar në një huazim për gjashtë muaj, nëse Inter Miami mbetet jashtë “Play-Offit”.

Tani, që kjo ndodhi, mbetet të shihet nëse një lëvizje e tillë mund të realizohet gjatë afatit kalimtar të janarit.

Ka pasur raste që kjo ka ndodhur në të kaluarën, me David Beckham dhe Thierry Henry, që shfrytëzuan kohën sa nuk ishin të aktivizuar te klubet e tyre, për t’u huazuar te Milani dhe Arsenali respektivisht.

Tifozët e Barcelonës më siguri se do të ishin të lumtur të shohin Messin sërish me fanellën e klubit, por mbetet për t’u parë nëse kjo do të jetë e mundur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu