Erdogan, e teta herë në krye të AK Parti

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u rizgjodh në krye të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) pasi mori të gjitha 1399 votat e vlefshme në kongresin e katërt të jashtëzakonshëm të partisë, të mbajtur në Ankara.

Zgjedhjet për kryetar të partisë janë përmbyllur në kongresin e jashtëzakonshëm të madh të AK Partisë, të mbajtur në Pallatin e Sporteve në Ankara.

Kryetari i Këshillit të Kongresit Ali Ihsan Yavuz deklaroi se nga 1402 vota të hedhura, 1399 ishin të vlefshme.

Erdogan fitoi të gjitha 1399 votat e vlefshme, kështu që u rizgjodh në krye të partisë, raporton Anadolia.

Kjo është hera e tetë që Erdogan zgjidhet kryetar i partisë që nga themelimi i saj.

Me të njëjtin votim u përcaktuan Komiteti Qendror dhe Komiteti Ekzekutiv i AK Partisë me 75 anëtarë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu