NATO e gatshme ta ruajë paqen në Kosovë: S’lejojmë të kthehet dhuna e viteve 1990

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se Aleanca nuk do të lejojë të kthehet në Kosovë, dhuna e viteve ’90-të.

”Dua të them shumë qartë: trupat e NATO-s janë të gatshme të ruajnë paqen në Kosovë. Nuk do të lejojmë që dhuna e viteve 1990 të kthehet”, thotë, Stoltenberg, transmeton klankosova.tv.

Anise siç theksoi ai për Welt Am Sonntag, se gjendja në Kosovë, është për t’u shqetësuar, transmeton klankosova.tv.

Situata në Kosovë është shkak për shqetësim të madh”.

Kreu i aleancës së mbrojtjes komentoi gjithashtu kërcënimet nga Moska për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore taktike në luftën në Ukrainë.

Retorika bërthamore e Rusisë është krejtësisht e papërgjegjshme, por rreziku i përdorimit të armëve bërthamore nga Rusia mbetet i ulët”, tha Stoltenberg.

Moska është e vetëdijshme se një luftë bërthamore nuk mund të fitohet kurrë dhe nuk duhet të bëhet kurrë.

Sigurisht, ne vazhdojmë të monitorojmë nga afër aktivitetet ruse. NATO është një aleancë bërthamore dhe parandalimi bërthamor ka funksionuar për 75 vjet”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu