Puntata e parë e emisionit “DWTS Fun Club”, ka qenë kryefjala e të dielës, nën moderimin e Kiara Titos, u diskutuan disa nga situatat e premierës së “DWTS”.
Ndër të tjera, në studio ishte e ftuar edhe astrologia Meri Shehu, për të folur pak më tepër lidhur me çiftet garuese, favorizimet astrologjike për ta dhe kombinimin me njëri-tjetrin.
Mirëpo, nëse kthehemi pak pas në kohë, në një intervistë për “Wake Up”, Meri Shehu ka thënë për martesën e Luizit dhe Kiarës se ishte “fake” (false) astrologjikisht, për shkak të Mërkurit të kundërt.
E mesa duket, Kiarës nuk i ka shpëtuar ky detaj dhe as rrjetit.
“Mendon se mund të godasim në shenjë, njëlloj si kemi bërë në “Big Brother” këtë vit”, – tha Kiara drejtuar astrologes duke i “plasur” kështu në fytyrë, plot delikatesë parashikimin e saj të dikurshëm.