Shpejtësia maksimale në rrugët e Zvicrës pritet të bëhet 80km/h

Nga viti 2026, shpejtësia maksimale në rrugët kombëtare të Zvicrës mund të reduktohet ndjeshëm. Kjo nismë vjen nga Zyra Federale e Rrugëve.

Nga provat e bëra nga kjo zyre ka rezultuar se shpejtësia maksimale 80 kilometra në orë në kohën e pikut është ideale.

Ky kufizim pritet të vlejë mes orëve 6 dhe 9 të mëngjesit, si dhe midis orës 16:00 dhe 19:00 të pasdites. Vendimi pritet të hyj në fuqi nga viti 2026.

Kufiri fleksibël i shpejtësisë do të zbatohet duke përdorur sistemet elektronike të sinjalizimit të trafikut.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu