Një tjetër tërmet i fortë ka goditur Afganistanin perëndimor vetëm disa ditë pasi dy tërmete të mëdha në të njëjtin rajon vranë më shumë se 2 mijë banorë.
Tërmeti i ri me magnitudë 6.3 goditi rreth orës 05:10 me orën lokale të mërkurën, 28 kilometra në veri të qytetit të Heratit, sipas Shërbimit Gjeologjik të ShBA-së.
Sipas raportimeve të para, më shumë se 100 u plagosën dhe u dërguan në spital, thanë zyrtarët shëndetësorë. Qindra shtëpi janë shkatërruar, ndërsa autostrada Herat-Torghondi është bllokuar.
Afganistani goditet shpesh nga tërmetet, veçanërisht në vargun malor Hindu Kush pasi shtrihet pranë kryqëzimit të pllakave tektonike euroaziatike dhe indiane.