Pronari godet hajnin me një tabaka të mbushur me byrek në Turqi

Pronari i një dyqani ka goditur në kokë një hajn teksa po mundohej të vidhte para nga kasaforta. Pronari i dyqanit Osman Kuyu, i cili pa E.A. duke vjedhur para nga kasaforta e pastiçerisë në Tekirdag, goditi hajdutin në kokë me tabakanë plot me byrek.

Derisa i dyshuari ishte duke ikur, ato momente janë kapur nga kamerat e sigurisë, raporton t24.com.tr.

Ndërsa ato momente janë pasqyruar në kamerën e sigurisë, E.A. është arrestuar nga policia turke.

Ai gjatë ditëve në vijim pritet të dal në gjyq pasi policia e la të lirë pas marrjes në pyetje.

Ndryshe, E.A. mund të dënohet me të holla, por edhe me një dënim me kusht.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu