Enëlarësi nga Rahoveci që u bë multimilioner në Zvicër, historia e Isni Jeminit që dyshohet se u shantazhua nga ish-missi

Gazeta mbrëmë raportoi për arrestimin dhe ndalimin e ish-miss Kosovës, Zana Berisha, nën dyshimet për shantazh ndaj ish të dashurit të saj, biznesmenit Isni Jemini, me të cilin është ndarë në mënyrë jopaqësore.

Berisha dyshohet se e detyroi biznesmenin të paguajë rreth 200 mijë euro, një pjesë e tyre para të gatshme dhe një veturë luksoze, por që nuk arriti t’i shpëtojë ligjit.

Hetimet për këtë çështje kanë nisur dhe po ashtu është mbajtur seanca ndaj të dyshuarës, përcjell GazetaExpress .

Por kush është biznesmeni i shantazhuar?

Isni Jemini, nga mediat zvicerane është i pagëzuar si “mbret i gastronomisë në Zvicër”. Ai atje ka një lokal e që mban emrin pikërisht të Celinës, Pizzeria Celina.

Sipas disa raportimeve të mëhershme biznesmeni i shantazhuar nga missi kosovar kishte inaguruar plot 27 biznese atje në Zvicër duke u bërë përfaqësues i denjë për shqiptarët në mërgim.

Në Zvicër, Isniu kishte shkuar në moshën studentore, në vitin 1984. Filloi me larje të enëve në restorantin “Spatz am Bärenplatz”, më vonë ishte shef i shërbimit në Hotel Bern.

Në vitin 1991, ai personalisht e mori rolin e menaxhuesit me restorantin e tij të parë “Sinnegrrüggli” bë Thun, të cilin e pagëzoi me emrin “Al Ponte”.

Më poshtë mund t’i gjeni të gjitha detajet në aferën në të cilën u përfshi së fundmi dhe përfundoi në arrest shtëpiak


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu