Masonët krijojnë Lozhën e Madhe Kombëtare të Shqipërisë: Moment historik për shqiptarët, ja pse kemi vendosur të flasim

Shumë është folur dhe flitet për masonët. Fshehtësia e kësaj vëllazërie shkakton gjithmonë debate dhe teori të shumta konspiracioni.
Masonët apo Masoneria e Lirë janë një grup njerëzish me qëllime të përbashkëta për të bërë botën më të mirë, dhe që veprojnë sipas disa rregullave të përcaktuara.

Të mbështjellë me vellon e misterit shkaktojnë jo pak kërshëri tek publiku. Kompasi tregues i moralit, kuadri, Dielli, dhe emblema të tjera të lidhura me masonët i gjejmë të gdhendura kudo tek këta mjeshtra të mëdhenj të cilat janë mbledhur për herë të parë në Shqipëri në Asamblenë e madhe vjetore të Soglia-s. Unioni i Lozhave të Mëdha Soglia u themelua në vitin 2010 ne Itali.

“Unë jam një mjeshtër i madh dhe kam autoritetin më të madh në Llozhën e Madhe. Mbaj 9 yje të artë, ky simboli këtu është dielli për dritën, kompasi për moralin”, tha për News 24 mjeshtri i madh Herber Haberhauer II.

foto galeri foto galeri 12PreviousNext

Në vendin tonë ata mbështeten dhe i dhanë “dritë” krijimit të Lozhës së Madhe Kombëtare të Shqipërisë. Mjeshtra të mëdhenj nga Austria, Rumania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tre qendra që historikisht kanë ndihmuar çështjen shqiptare i dhanë ”dritë” Lozhës së Madhe Kombëtare të Shqipërisë.

Presidenti dhe zëvendës presidenti i SOGLIA-s, shprehen se ky është një moment historik për Shqipërinë.

“Ne erdhëm në Shqipëri se ka njerëz cilësorë, janë të përkushtuar ndaj masonerisë së lirë. Lozhat e mëdha anembanë botës, jemi mbledhur këtu për të krijuar Lozhën e Madhe Kombëtare Shqiptare. Është një moment historik pasi kemi themeluar entitetin më të fuqishëm masonik botëror këtu në Shqipëri. U them në cilësinë e presidentit të SOGLIA-s,. Ne kemi prezencë në gjithë globin dhe jemi të vetmit që kemi Lozha të rregullta.”-, u shpreh Calin Cosar President i SOGLIA-s.

“Në kohën kur kemi luftëra ekonomike, politike dhe ushtarake, masoneria ka vendosur një mënyrë për të komunikuar me njerëzit. Atë që diplomacia dhe politika klasike nuk mund ta zgjidhë ndoshta e bëjmë ne në masoneri. Masoneria po punon por kontributi ynë është shumë diskret në këtë drejtim. Shqipëria ka lozhën e saj është pjesë e re dhe e fuqishme e masonerisë botërore. Ne kemi shumë besim tek Lozha Kombëtare shqiptare. Gjatë gjithë historisë Rumania ka pasur rëndësi historike në njohjen e pavarësisë së Shqipërisë, ashtu si Austria apo ShBA e cila është fuqi e madhe globale”, tha Valentin Suvar, mjeshtër i madh, zëvendëspresident i Soglia-s.

Shumë anëtarë të shquar të brezit themelues si George Washington, Benjamin Franklin madje edhe presidenti George Bush kishin qenë anëtarë të shoqërisë masone.

‘Gjatë kërkimeve të mia kam zbuluar se të gjithë presidentet amerikanë kanë qenë masonë, përveç njërit. Madje në Francë presidenti amerikan Ruzvelt ka një tempull. Të gjithë burrat e pushtetshëm kanë qenë pjesë e masonerisë. Ju na kërkuat të zbulonim disa gjëra, por duhet të jesh pjesë e Llozhës për t’i marrë vesh. Ne në Amerikë nuk e fshehim faktin që jemi pjesë e masonerisë”, Herbert Ware, mjeshtër i madh nga SHBA.

“Kanë pyetur edhe presidentin George W Bush edhe ai tha: Nuk me lejohet tua them! Është sekret! Unë vetë e kam dëgjuar ta thotë në televizor live”,-tha Haberhauer II.

Çdo mashkull mbi moshën 21 vjeçare dhe i pa dënuar më parë mund të bëhet pjesë e lozhës së madhe Kombëtare të Shqipërisë.
“Çdo mashkull që është minimumi 21 vjeç dhe nuk ka probleme me ligjin mund t’i bashkohet Llozhës nëse dikush del garant për të. Ne nuk diskriminojmë askënd, nuk ka rëndësi profesioni apo nga vjen. Pastaj ne ju intervistojmë dhe të paktën duhet të keni dy garantues.
Sipas Lozhës së madhe Kombëtare të Shqipërisë, masonët shqiptarë të Rilindjes në fillim të viteve 1900 kanë qenë vëllezërit Frashëri, Jeronim De Rada, Vaso Pasha, Kostandin Kristoforidhi, Petro Nini Luarasi, Naum Veqilharxhi, Hasan Tahsin, Ismail Qemal bej Vlora, më tej Lasgush Poradeci, Faik Konica, Hasan Prishtina etj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu