Pas bombardimeve masive në Gaza, reagon ushtria izraelite: Nga sot zgjerojmë operacionet tokësore

Forcat izraelite kanë thënë se ushtria është “e përgatitur në të gjitha frontet” për të ruajtur sigurinë e Izraelit dhe do të zgjerojë operacionet e saj tokësore sonte.

“Forcat tona po zgjerojnë operacionet e tyre tokësore. IDF po vepron në të gjitha dimensionet”, tha kundëradmirali Daniel Hagari.

Duke folur për spitalin al Shifa, për të cilin IDF thotë se po përdoret si selia e Hamasit, ai thotë: “Autoritetet izraelite kanë ekspozuar sferën e nëndheshme”.

“Ne do të vazhdojmë të kryejmë sulme në Gaza dhe rrethinat e saj”, shton ai, duke u thënë qytetarëve të gjejnë “kushte më të mira” në jug të rajonit.

Ai thotë se ushtarët e IDF janë në “gatishmëri të lartë” përgjatë kufirit verior.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu