Mes mjekëve më të mirë të botës, rrëfehet shqiptari: Kam shërbyer për 5 vite në Maqellarë të Peshkopisë

Mjeku shqiptar, Kita Sallabanda bën pjesë në top listat e mjekëve më të mirë nga e gjithë bota për vitin 2023.

Në një lidhje me Skype nga Spanja për “ABC e Mëngjesit”, ai ka rrëfyer gjithçka, nga fëmijëria, studimet e larta dhe deri në 25 vitet e eksperiencës në fushën e Neurokirurgjisë.

Sakaq, Sallabanda ka theksuar se ndër vitet më të bukura që kujton gjithmonë janë 5 vitet ku ka shërbyer si mjek në Maqellarë të Peshkopisë.

“Unë jam me origjinë nga Berati. Unë vij nga një familje me origjinë nga Berati. Familja Sallabanda ka origjinë nga Berati, madje po të shikoni në portën e madhe të Kalasë së Beratit është Sheshi ‘Sallabanda’. Unë kam lindur dhe jam rritur në Tiranë. Bëra shkollën e mesme në Berat, sepse babain e transferuan me punë, pastaj përsëri u ktheva në Tiranë. Kreva studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë. Pastaj në vitin ’89 iki për specializim për Barcelon. Kam kaluar 5 vite të jetës sime në Maqellar të Peshkopisë që ka qene një shkollë e madhe për mua Maqellari i Peshkopisë si mjek i përgjithshëm. Edhe pse jo, u kam thënë dhe studentëve që refuzonin të shkonin në zonat rurale. Edhe unë kam qene me shumë dashuri që kam qene një partizan që të them që unë vetë kam thënë qenë në zonat rurale me shumë dashuri. Pas 5 vitesh u ktheva në Tiranë në Neurokirurgji dhe pastaj vajta për studime në Barcelonë, më pas u ktheva në Shqipëri gjatë periudhës ’97-2000, ku kryeja dhe funksionin e Konsullit të Spanjës në Tiranë, që më bëri që të ndihmoja shumë gjatë luftës së Kosovës dhe ato trazirat në vitin ’97. Edhe përfundimisht në vitin 2000 erdha në Spanjë”, tregoi mjeku./abcnews.al


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu