Gruevski, po të ishe shqiptar moti do kalbeshe prapa grilave

Nga: Muhamer Pajaziti

Gruevski dhe shokët e tij vazhdojnë të jenë të lirë, ndonëse kanë kryer krime monstruoze. Ata po i shpëton emri i tyre dhe përkatësia etnike dhe gjykatat selektive që vite me rradhë kanë funksionuar si sahat vetëm për shqiptarët.

Për maqedonasit gjenden metoda dhe labirinthe për t’i ikur drejtësisë, por, po të bëhej fjalë për shqiptarët, brenda pak orëve do të përfundonin prapa grilave.

Procedura dihet….bastisje, maltretim, ter rorizim, montim dhe burgim.

Shteti policor për shqiptarët ka funksionuar moti kohë, ndërsa pasardhësi i Kiros dhe Brankos po e vazhdon në mënyrë të sofistikuar.

Bombat e famshme të Zaevit edhe sot e kësaj ditë kanë jehonë të madhe dhe shërbejnë vetëm për spektakël. Ndonëse përmes tyre përherë të parë u pasqyrua se si funksionon mafia politike në këtë shtet, por edhe në rajon.

Përmes bombave doli pah kontrolli i politikës në të gjitha sferat e jetës, por edhe krimi dhe korrupsioni masiv permes tenderomanisë dhe metodave tjera.

Një strukturë e organizuar mirë që i ngjante dhe funksiononte sipas rregullave të bandës më të fuqishme botë Cosa Nostra, ose familjeve të njohura si familja Gambino, Bonanno e të tjera.

Shkrim i botuar më 2018, por si duket vlen edhe sot…


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu