Si dhe çka u shpenzuan për gatimin e flisë gjigante, mbretëreshën e kulinarisë shqiptare

Në Gjonaj të Hasit të komunës së Prizrenit, është përgaditur flija gjigante, mbretëresha e kulinarisë shqiptare e pa parë ndonjëherë në trojet shqiptare e jo vetëm.

Për ta përgaditur flinë gjigante, nevojitej një saç dhe një tepsi më e madhe se ato të zakonshmet, të cilat janë punuar me mjeshtëri nga Ramadan Totaj e Zekë Osmanollaj, me shokë me madhësi 2 metra.

Për këtë fli gjigante janë përdorur produkte bio ku janë shpenzuar 50 kilogram miell, 7- 8 kilogramë mazë, 0.5 kilogram kryp dhe 3 – 4 metra dru.

Lokja Shahe 80 vjeçare, përkundër faktit se shpesh ka gatuar flia, ajo e kishte pak më të vështirë një gjë të tillë se sa në të kaluarën, pasi ishte angazhuar në gatimin e flisë më të madhe që ka bërë ndonjëherë në jetë. Përkundër disa vështirësive, ajo ndjehej e lumtur që merrte pjesë në gatimin e kësaj flie që nuk është gatuar asnjëherë më pare. E angazhuar në gatimin e kësaj flie, ishte edhe zonja Rabie Hodaj, e cila tregoi në hollësi për përgatitjen, gatimin dhe pjekjen e flisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu