Nga: Kim Mehmeti
Mediat raportojnë se me ndryshimin e Kodit Penal, do i shpëtojnë burgut shumë kryehajdutë maqedonas dhe ‘asistentë’ të tyre shqiptarë.
Ku ta dish, ngaqë ‘Sashot e Grujot’ nuk e dinë gjuhën shqipe, edhe s’ke ku i vendos nëpër burgjet e mbipopulluar me shqiptarë të Maqedonisë.
Nëpër këto burgje ku thuajse nuk ka maqedonas e ku ‘banorët’ llafosen vetëm shqip, ata nuk do kenë me kë të flasin në gjuhën e tyre maqedonase!
Pastaj mos vallë dikush ka mundur të jetë aq naiv sa të shpresojë se shqiptarët e qeverive maqedonase janë aty për t’i shpëtuar bashkëkombësit e vet të dënuar me burg të përjetshëm nëpër procese të montuar gjyqësorë?!
Jo, ata janë qeveritarë të një shteti ku shqiptari nuk mund të bëhet as hajn pa mbështetjen e kryehajdutëve maqedonas.
Pra ata nuk janë pjesë e qeverisë për ta drejtuar shtetin, por për t’i mbrojtur hajdutët maqedonas dhe për ta sunduar pjesën e vet të hajnisë.
Po, mediat pohojnë se ish-kryeministri i regjimit të dikurshëm VMRO-BDI do i shpëtojë burgut.
Dhe ai këtë e meriton ngaqë edhe pse pas vetes kishte një popull që nuk e tejkalon numrin e prostitutave që kanë metropolet e Evropës, ai ia doli që edhe partitë shqiptare t’i detyrojë ta mbështesin ngritjen e kryqeve dhe përmendoreve të tij antike, edhe atë në kohë kur qytetarët e Maqedonisë e ndërtonin përmendoren e varfërisë dhe mjerimit të vet ekonomik.