Presidenti në largim i Bullgarisë, Rosen Plevneliev, në intervistën e tij të fundit si president tha se Maqedonia duhet të futet në BE, por jo edhe maqedonizmi, që sipas tij nuk është vetëm antibullgare dhe antidemkratike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në intervistën për televizinoin kombëtar bullgar, Plevneliev mes tjerash foli edhe për atë se pse nuk e ka vizituar Maqedoninë përderisa ishte president dhe cilat janë problemet mes dy vendeve.
“Presidenti para meje Georgi Pravnov, lavdërohej shumë se ka fqinjësi të mirë me Maqedoninë, por për kthim nga dita e parë ai kishte provokime të pafundme për Bullgarinë. Dhe unë e kam ndryshuar politikën e Bullgarisë ndaj Maqedonisë dhe thashë se më nuk do të jetë “romanike” por “pragmatike”, dekalroi Plevneliev.
Ai qëndrimin e tij për Maqedoninë e përmbylli me pyetjen që ia ka parashtruar presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov – Pse fundi jonë dhe fundi Pirineut është në portën tuaj triumfale?./Telegrafi/