Ish-bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama nesër do të jetë në faqen kryesore të një ndër gazetave më të mëdha maqedonase.
Gazeta “Dvdenik” në Maqedoni do të hapet me lajmin se Delina Fico do të marrë fondin prej 9 milionë Dollarë nga USAID.
Syri.net ka mundur të sigurojë faqen e parë të gazetës “Dvenik” që do të dalë ditën e nesërme në treg.
“Mbështetësja e Soros, Delina Fico do të marrë 9 milionë Dollarë nga USAID për OJQ-të”. Ky është kryeartikulli i gazetës “Dvenik”, që në faqe të parë ka ish-gruan e Kryeministrit shqiptar dhe vet Edi Ramën.
Fico përshkruhet nga mediat maqedonase si një aktiviste e miliarderit amerikan George Soros, e cila së fundmi ka hapur në Shkup një zyrë për të menaxhuar fondet e OJQ. /SYRI.net/