Administrata e re amerikane planifikon që të zhvendosë ambasadën amerikane nga Izraeli në Jeruzalem.
Channel 2 citon një burim anonim, sipas të cilit Shtëpia e Bardhë të hënën do të njoftojë zhvendosjen e ambasadës amerikane nga Tel Avivi.
Një veprim i tillë do të ngjallte shumë debat, madje edhe bredan politikës amerikane. Donald Trump ka thënë vazhdimisht se kishte ndërmend ta zhvendoste ambasadën amerikane në Jeruzalem, pavarësisht paralajmërimeve se ky veprim do të shkelte të drejtën ndërkombëtare dhe do të shkatërronte procesin e paqes.
Më herët, zyrtarë amerikanë kanë thënë se ambasadori i SHBA mund të qëndrojë në Jeruzalem, ndërsa ndërtesa e ambasadës të mbetet në Tel Aviv.
Zhvendosjen e ambasadës në Jeruzalem do të shihet si një lëvizje provokative nga kritikët e Presidentit Donald Trump. Izraeli aneksoi Jeruzalemin lindor në vitin 1967. Ky veprim nuk është njohur nga komuniteti ndërkombëtar.