Nxënësit e fshatit Siniçan nesër mund të ballafaqohen me mungesë të rrymës dhe nxemjes pasiqë ditën e premte EVN e ka ndërprerë rrymën shkollës fillore “Sabedin Bajrami”, bënë të ditur kuvendari I RDK-së Sabit Hiseni raporton portal “tetova1”.
Hiseni në profilin e tij në facebook shkruan:
Prej disa javësh nuk grumbullohen mbeturinat në Siniçant, kryetari I komunës ”puça Hazbi” nuk reagon. Por e keqja më e madhe është se prej ditës së premte i është ndërprer rryma shkollës fillore “Sabedin Bajrami” dhe ”puça Hazbi” vazhdon gjumin dimëror.
Nesër fillon viti shkollot kurse fëmijët tanë a do shkojnë në shkollë? A do ketë nxemje për fëmijët tanë kur dihet se sistemi i nxemjes qendrore nuk funksionon pa rrymë elektrike?
”Puça Hazbi” zgjohu nga gjumi dimëror!