Trashëgimi kulturore jomateriale, iftari hyn në listën e UNESCO-s

Komiteti i Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të agjencisë kulturore të OKB-së ka shqyrtuar dhe miratuar 55 nominime në total, ndër të cilat bën pjesë edhe përfshirja e iftarit.

Turqia, Azerbajxhani, Irani dhe Uzbekistani kanë bërë presion për futjen e iftarit si trashëgimi kulturore jomateriale, vakt i ndarë nga myslimanët në fund të një dite agjërimi gjatë muajit të Ramazanit, si dhe për t’u njohur traditat e tij.

“Iftari (i quajtur edhe Eftari, Iftar ose Iftor në vendet praktikuese) respektohet nga myslimanët në perëndimin e diellit në muajin e Ramazanit (muaji i nëntë në kalendarin hënor), pas përfundimit të të gjitha riteve fetare dhe ceremoniale. Ai shënon përfundimin e përditshëm të vështirësive të agjërimit nga agimi deri në perëndim të diellit. Namazi i mbrëmjes pasohet nga aktivitete të tilla si ceremonitë e lutjes, muzikë, tregim, lojëra, përgatitje dhe servirje e vakteve tradicionale dhe lokale dhe aranzhimeve martesore”, thuhet në faqen zyrtare të UNESCO-s.

Më tej thuhet se për komunitetet, iftari merr formën e tubimeve apo vakteve, forcimin e lidhjeve familjare dhe promovimin e bamirësisë e solidaritetit.

“Ceremonitë dhe ritualet që lidhen me Iftarin praktikohen edhe nga njerëz që nuk agjërojnë domosdoshmërisht gjatë muajit të Ramazanit. Gjatë këtij procesi, njerëzit transmetojnë edhe njohuri për dobitë e agjërimit dhe vlerat dhe funksionet shoqërore të Iftarit. Iftari shpesh mbështetet nga entitete qeveritare, OJQ dhe bamirësi, si dhe përmes televizionit, radios, shtypit dhe mediave sociale”, thuhet më tej në njoftimin e UNESCO-s.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu