Sot është një ditë e veçantë për aktorin e humorit Julian Deda, pasi djali i tij, Mateo feston ditëlindjen.
Sigurisht që nuk kishte si të mungonte urimi i ngrohtë i Julit.
Aktori ka postuar disa foto me të birin, në rrjetin social “Instagram”, ku zbulon edhe njëherë dëshirën dhe talentin e tij për futbollin dhe në krah të së cilave shkruan:
“Shoku im, u rrite. Nuk do e zgjas shumë, e di se nuk i ke qejf fjalët e tepërta, por di të them se jam babai më krenar në botë, që kam një djalë si ti. U bëfsh 100 vjeç Kampion! T’du shume..!
Kujtojmë se pak ditë më parë familja e Jul Dedës humbi njeriun e shtrenjtë, për ta dhe gjithë shqiptarët, aktorin e mirënjohur Zef Deda.