Flet naftëtari: Tentova vetëvrasjen për të gjithë kolegët!…”Vajza ka ditë pa ngrënë”

Agim Myrdini, naftëtari që sot tentoi të vetëflijohej nga 50 metra lartësi, shprehet se nëse nuk merr pagat e prapambetura, do të protestojë sërish nesër.
“Vajza ka ditë pa ngrënë. Tensioni bën punën e tij, mosha… Vajta kaq vite në rafinerinë e naftës dhe sot vuaj për bukën e gojës”.

Kështu u shpreh naftëtari tha për Report Tv nga spitali rajonal i Fierit ku ndodhet i shtruar pasi zbriti nga oxhaku 50 metra i lartë i rafinerisë së Fierit.

Sot Myrdini tentoi të veteflijohej duke hipur në një lartësi prej 50 metrash në shenjë proteste për pagat e munguara prej 4 muajsh.Në gjendje të rëndë psikologjike, Myrdini rrëfen kaluarin e vuajtjeve vitet e fundit në punën e tij si naftëtar i ARMO.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu