Me siguri ajo bёn pjesё na grupin e femrave qё nuk parapёlqejnё tё eksperimentojnё me look-un e tyre, e sidomos me flokёt. Besnike ndaj smoky eye dhe flokёve me krehje ala Brigitte Bardot, Zonja e Parё duket se nuk ka ndёrmend ta ndryshojё stilin e saj. Tё paktё kёshtu ka ndodhur nё dhjetёvjeçarin e fundit.
Duke u fokusuar te flokёt, vemё re se zakonisht preferon t’i mbajё tё lёshuara mbi supe me onde tё lehtё e tё ndara nё mes. Por pse nuk preferon ta ndryshojё krehjen? Çfarё ёshtё ajo qё e mban besnike nё kёtё look pёr kaq shumё vite?
Nё njё intervistё pёr Yahoo Beauty, hairstylist i Zonjёs sё Parё, Mordechai Alvow, tregon se pse ish-modelja sllovene nuk preferon tё ndryshojё modelin e flokёve, tё paktёn tani pёr tani.
“Nuk e ndryshuam modelin e flokёve. Preferuam tё qёndrojmё besnikё nё atё qё njerzit janё mёsuar tё shohin tek ajo. Kur je i ri nё syrin e kamerave dhe befas shfaqesh para njё publiku tё gjerё ёshtё mirё tё qёndrosh besnik nё njё look, tё japёsh pёrshtypjen e qёndrueshmёrisё. Kur asgjё tek ti nuk ndryshon, atёherё njerzit krijojnё njё familjarizim me fytyrёn tёnde. Ndihen sikur tё njohin prej kohёsh”, ka thёnё ai.
Ndёrsa pёrsa i pёrket momentit tё duhur pёr tё ndryshuar look, ai thotё: “Sapo tё jesh bёrё i qёndrueshёm nё ndёrgjegjen e njerёzve. Kur ata dinё se kush je dhe çfarё pёrfaqёson. Atёherё ёshtё momenti i duhur pёr tё bёrё ndryshime”.
Megjithatё duke e parё atё gjatё ceremonisё sё betimit dhe gjatё ballos sё inaugurimit mund tё themi se Melania u duk mjaft ndryshe. Mos vallё mendon se tashmё pamja e saj ka zёnё vend nё ndёrgjegjen tonё?