Shkrimi i Bardhyl Mahmutit në “Le soir” bën bujë të madhe

Bardhyl Mahmuti

Vendimi i Gjykatës së Colmarit do të shërbejë si shembull jurisprudence për BE-në
Nga të gjitha letrat që janë dërguar në mbështetje të pafajësisë së z. Ramush Haradinaj dhe kërkesës për lirim të menjëhershëm dhe pa kusht të tij, filluan të vijnë reagimet e para pozitive. Në njërën nga përgjigjet që më është dërguar lidhur me shkrimin si bashkautorë me politologun Safet Kryemadhi të publikuar në gazetën prestigjioze të Brukselit « Le Soir » një funksionar francez më shkroi:
“Mirëdita Bardhyl. Siç e ke parë unë e kam shpërndarë në FB shkrimin tënd të publikuar në “Le Soir” dhe ua kam përcjellë personave që duhet t’u përcillet në Quai d’Orsay (Ministria e Punëve të Jashtme). Duhet t’i besohet drejtësisë sonë. Nëse gjërat rrjedhin mirë, Ramushi do të lirohet dhe vendimi do të shërbejë si shembull jurisprudence për të gjitha shtetet e BE-së…”

Prandaj, që gjërat të rrjedhin mirë dhe që lufta e Ramush Hardinajt përballë dosjeve politike të konstruktuara nga regjimi i Beogradit të shërbejë si shembull i jurisprudencës në të gjitha shtetet e BE-së duhet të vazhdojmë edhe më shumë me mobilizimin tonë deri në realizimin e plotë të kërkesave tona.
P.S.
Për të dhënat e funksionari që më shkroi letrën e lartpërmendur dhe faqen e tij të FB ku shihet shpërndarja e shkrimit tonë është informuar edhe Ramush Haradinaj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu