Presidenti i 45 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vetëm pak orë pas ceremonisë së inaugurimit, gjëja e parë që bëri sapo shkeli në Shtëpinë e Bardhë, ishin ndryshimet dekorative dhe sidomos në zyrën e tij.
Zyra Ovale i ridekorua menjëherë nga stafi i Presidentit të ri, dhe gjithçka nisi me perdet e arta që u vunë pas tryezës së tij, duke zëvendësuar ato të vendosura nga Barack Obama.
Ndryshimi u vu re kur Trump u ul në tryezën e “Rezolutës” për të firmosur urdhrin ekzekutiv mbi çështjen “Obamacare” të premten në darkë.
Përveç perdeve që u ndërruan të parat, Trump gjithashtu urdhëroi ndërrimin e një qilimi të rrumbullakët që mbante thënie të liderëve të mëparshëm të SHBA-së.
Qilimi u vendos me po të njëjtën ngjyrë si perdet, ndërkohë që u ndërruan edhe divanet, raporton “CNN”.